Një vit nga sulmi në Zveçan, VV krenohet pak: Sot atje pamja është ndryshe, Komuna ka kryetar, stemë e flamur të Republikës

Një vit nga sulmi në Zveçan, VV krenohet pak: Sot atje pamja është ndryshe, Komuna ka kryetar, stemë e flamur të Republikës

Sot një vit më parë në Zveçan pati protesta të dhunshme të qytetarëve serbë në shenjë revolte për hyrjen e kryetarit, Ilir Peci, në objektin e komunës, ku shumë pjesëtarë të KFOR’it u lënduan rëndë, ndërsa u sulmuan edhe policia e gazetarët.

Lidhur me këtë, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.

“Republika nuk pezullohet”, thuhet në postim.

VV ka thënë se “sot u bë një vit kur grupe kriminale të organizuara dhe dirixhuara nga Serbia me qëllim moslejimin e ushtrimit të detyrës zyrtare të katër kryetarëve në veri sulmuan Policinë e Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët e pranishëm”.

Partia në pushtet shton se më 29 maj 2023 u plagosën mbi 30 pjesëtarë të KFOR’it.

“Në Zveçan para objektit të komunës me 29 maj janë plagosur mbi 90 ushtarë të KFOR-it prej tyre dhjetëra me pasoja të përhershme.”

VV ka publikuar një fotografi të 29 majit 2023 dhe 23 majit 2024 (sot) duke shtuar se sot pamja është krejt ndryshe.

“Insistimi i institucioneve të Republikës së Kosovës ka bërë që atje sot pamja të jetë krejt ndryshe sepse nuk ka tjetër alternativë pos zbatimit të kushtetushmërisë, ligjshmërisë dhe kësisoj ruajtjes së sovranitetit e integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

VV thotë se një vit pas, “Komuna e Zveçanit funksionon, me kryetar, me stemën e flamurin e Republikës së Kosovës”.

Shpërndaje në: