Rrahet avokati i Sali Berishës, dërgohet në spital

Rrahet avokati i Sali Berishës, dërgohet në spital

Dy persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar fizikisht avokatin Sokol Mëngjesin.

Avokati është sulmuar me levë, raporton Shqiptarja.com duke iu referuar burimeve nga policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50 minuta në zonën e ish bllokut.

“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, informoi sot policia e Tiranës.

Paraprakisht dyshohet se pas dhunës është një çështje pronësie, ndërsa ai njihet dhe si një nga avokatët e ish kryeministrit Sali Berishës.

Policia po punon për kqyrjen e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët.

Shpërndaje në: