Policia nis hetimet kundër mashtruesve të pensionistëve
Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se ka pranuar autorizim nga Prokurori lidhur me dyshimet mbi mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të Republikës së Kosovës.
“Bazuar në autorizim dhe në informacionet e siguruara, njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të RKS-së”, thuhet në komunikatën e policisë.
Sipas komunikatës, policia do të trajtojë informacionet relevante, teksa ka bërë thirrje tek pensionistët që të mos bien pre e mashtrimeve të mundshme.
“Policia e Kosovës po i trajton të gjitha informacionet relevante, përderisa të gjitha veprimet në vazhdim do ti ndërmerr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, andaj njëkohësisht iu bën thirrje të gjithë qytetarëve/pensionistëve që të mos bien pre e mashtrimeve të mundshme, dhe për çdo rast të dyshuar ta njoftojnë Policinë e Kosovës, në stacionet më të afërta policore apo në (192) dhe [email protected]”, përfundon komunikata e Policisë së Kosovës.