Dështon gjykimi për korrupsion ndaj zyrtarëve komunal të Istogut

Dështon gjykimi për korrupsion ndaj zyrtarëve komunal të Istogut

Për shkak të mungesës së njërit të akuzuar, të martën në Gjykatën Themelore të Pejës ka dështuar seanca ndaj zyrtarëve të Istogut, Jashar Blakaj, Rrustem Gashi, Rexhep Blakaj, dhe Besart Dreshaj, të cilët ngarkohen për korrupsion.

Në seancën e sotme ka munguar i akuzuari Blakaj, ku sipas mbrojtësi i tij avokati Flamur Bllacaku, i njëjti ka munguar për arsye shëndetësore, dhe se lidhur me mungesën e tij është tha se ka njoftuar gjykatën me një parashtresë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Andaj, në mungesë të kushteve ligjore, seanca e sotme është shty.

Ndryshe, aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 7 shtator 2022, po i ngarkon Jashar Blakajn, Rrustem Gashin, Rexhep Blakajn, Isa Hoxhën dhe Besart Dreshajn, për veprat penale “keqpërdorim të detyrave zyrtare”, “konflikt interesi” si dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Shpërndaje në: