Nga 1 qershori bllokohet një pjesë e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit
Nga data 1 qershor 2024, do të bllokohet për qarkullimin e automjete një pjesë e segmentit të rrugës nacionale N2, Kaçanik- Hani i Elezit.
Kështu njofton Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Bllokimi i këtij segmenti bëhet për arsye të zhvillimit të punimeve në hekurudhë-pjesa jugore e hekurudhës 10 (Fushë Kosovë- Hani i Elezit).
Nëpër Autoudhën “Arbën Xhaferi” do të mund të qarkullojnë automjetet e rënda që kalojnë transit në Kaçanik.
Ndërsa, automjetet tjera mund ta shfrytëzojnë bajpasin e ndërtuar në rrugën “Agim Bajrami”( përjashtohen mjetet e rënda).
Punimet në hekurudhë është duke i realizuar kompania “G.C.F Generate Construzioni Ferroviarie-dega në Kosovë.
Ky vendim hyn në fuqi që nga sot dhe do të mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës.