Zemaj hedh akuza të forta: Njerëz të VV-së dhe PDK-së të përfshirë në tenderin qindra milionësh për hekurudha

Zemaj hedh akuza të forta: Njerëz të VV-së dhe PDK-së të përfshirë në tenderin qindra milionësh për hekurudha

Një prej figurave kyçe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj, në një video-podcast në Periskopi, ka hedhur akuza të forta drejt partisë në pushtet dhe partisë opozitare më të madhe në vend, PDK-së.

Zemaj ekskluzivisht në Periskopi, ka thënë se njerëz të VV-së dhe PDK-së janë të përfshirë në tenderë shumëmilonësh për hekurudha.

“Po flas për herë të parë këtu tek ju, kam dëgjuar se mund të ketë aferë korruptive në ministrinë e Infrastrukturës, kjo për hekurudha. Nuk dua që ekstremisht të dyshoj në atë që kam dëgjuar se ka favorizim të kompanive që janë të lidhura me këtë koalicion qeverisës që të ketë tenderë shumëmilionësh. Por kjo do të shihet në një të ardhme të afërt nëse diçka ka reale. Po flas se ka dyshime. Pra, është ky koalicioni për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, LVV-PDK”, deklaroi Zemaj.

Tutje, Zemaj deklaroi se beson që Prokuroria tashmë veç është drejtuar në këtë aspekt, me faktin që ky është tenderë qindra milionësh.

“Po them, që kam dyshime por jo edhe të dëshmuar. Nëse ka diçka, mendoj se Prokuroria veç janë drejtuar. Kur të përgatitet një tenderë i madh, involvohen edhe mekanizma të tjerë sepse është qindra milionësh. Nuk po flasim për një rrugë lokale”, tha Zemaj për Periskopin.

Më poshtë gjeni deklaratën e Zemajt dhënë për Periskopin:

Shpërndaje në: