Muharremi: Bizneset dhe qytetarët në vitin 2023 paguan 65% më shumë taksa se në vitet tjera, qe pse

Muharremi: Bizneset dhe qytetarët në vitin 2023 paguan 65% më shumë taksa se në vitet tjera, qe pse

Komentatori politik Shenoll Muharremi ka publikuar statistika, e që sipas tij kanë të bëjnë më taksat që kanë paguar shtetasit e Kosovës në vitin 2020 dhe 2023 duke bërë kështu një krahasim ndërmjet këtyre viteve , shkruan Periskopi.

Sipas Muharremit, kosoavrët paguan në vitin 2023, 65 për qind më shumë takaa sesa në vitin 2020 apo në shifra që kapin shumën e 1.1 miliard më shumë.

E për këtë ai ka thënë se ka dy arsye.

“Arsyeja e parë është inflacioni i lartë vitet e fundit, ndërsa ajo e dyta taksat janë rritur. Me pas qeveri të krahut të majtë mundet me tingëllu ‘cool’ por ose duhesh me qenë shumë shtet i pasur që me pas resurse e mundësi me i paguar, ose gjithmonë faturat në shtet duhet me i pagu dikush: qytetari dhe bizneset. Nga një krahasim mes vitit 2023 dhe 2020, duket që qytetarët dhe bizneset e Kosovës kanë paguar 1,11 miliardë euro më shumë taksa. Kjo i bie që rreth 65% më shumë taksa paguan secili qytetar dhe biznes i Kosovës”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje :

Kosovarët paguajnë 65% më shumë taksa krahasuar me vitin 2020
A të ka ra me u ndi që ke më pak financa dhe fuqia blerëse ka ra përtoke? Kjo është për shkak të dy arsyeve kryesisht. Arsyeja e parë është inflacioni i lartë vitet e fundit, ndërsa ajo e dyta taksat janë rritur. Me pas qeveri të krahut të majtë mundet me tingëllu ‘cool’ por ose duhesh me qenë shumë shtet i pasur që me pas resurse e mundësi me i paguar, ose gjithmonë faturat në shtet duhet me i pagu dikush: qytetari dhe bizneset. Nga një krahasim mes vitit 2023 dhe 2020, duket që qytetarët dhe bizneset e Kosovës kanë paguar 1,11 miliardë euro më shumë taksa. Kjo i bie që rreth 65% më shumë taksa paguan secili qytetar dhe biznes i Kosovës. Ndoshta edhe kjo është njëra nga arsyet se pse kriza financiare dhe ajo e inflacionit po i godet aq shumë bizneset dhe familjet. Të dhënat në tabelën e prezentuar janë nga raportet vjetore financiare të Qeverisë së Kosovës. Normal që edhe ekonomia është rritur nga 6.7 miliardë në 9,8 miliardë euro, por përsëri vlera dhe % e taksave është rritur dukshëm më tepër.

Shpërndaje në: