Protestohet sërish para Bashkisë së Tiranës, hidhet molotov

Protestohet sërish para Bashkisë së Tiranës, hidhet molotov

Opozita në Shqipëri proteston për herë të nëntë para Bashkisë së Tiranës. Njësoj si edhe në tubimet e tjera, tubuesit kanë hedhur molotov para godinës duke rrezikuar efektivët e policisë dhe jo vetëm.

Policia ka reaguar menjëherë duke shuar flakët e shkaktuar nga shpërthimet. Por një prej molotovëve shpërtheu në krahun e protestuesve duke lënduar lehtë një prej tyre.

“Një qytetar ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e molotovit që u hodh në këtë pjesë. Për momentin situata paraqitet e qetë”, raportoi gazetari Besar Bajraktaraj.

Policia ka vendosur një kordon sigurie rreth godinës dhe përpara tyre kanë një gardh metalik.

Gazetari Bajraktaraj raporton se në drejtim të godinës janë hedhur edhe tymuese, fruta e vezë. Ndërkohë nga ana tjetër, përfaqësues të opozitës mbajnë fjalimet e tyre.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj./tvklan.al/

Shpërndaje në: