KQZ po mban fushatë informuese për votuesit e rinjë

KQZ po mban fushatë informuese për votuesit e rinjë

Komisioni qendror i zgjedhjeve (KQZ) ka filluar një fushatë informuese dhe ndërgjegjësuese për votuesit me të drejtë vote për herë të parë.

“Gjatë ditëve të fundit, KQZ takoi të rinjtë nga komunat Ferizaj, Klinë, Deçan, Hani i Elezit dhe Viti, për t’i informuar lidhur me aspekte të ndryshme për procesin zgjedhor në Republikën e Kosovës”.

“Kush ka të drejtë vote? Kush garon në zgjedhje? Pse duhet të votosh? Çka është vota? – janë vetëm disa nga pyetjet me përgjigjet e të cilave po informohen të rinjtë gjatë fushatës edukuese dhe informuese: Vota jote, zëri yt”.

Deri më tani, kjo fushatë është mbajtur në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Gllogocit, Gjilanit, Istogit, Fushë Kosovës, Kamenicës, Mitrovicës, Obiliqit, Pejës, Podujevës, Shtimes, Novobërdes, Gracanicës. Kaçanikut, Vushtrri, Dragashit, Rahovecit, Shtërpcës dhe Junikut.

Shpërndaje në: