Sulmoi policin, arrestohet ferizajasi
Të hënën në mesditë një person është arrestuar në Ferizaj pasi që i kishte fyer zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
I dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë si dhe ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore.
Rasti është iniciuar si sulm ndaj personit zyrtar.
“Ferizaj / 27.05.2024 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti i kishte fyer zyrtarët policorë derisa ishin ne kryerje të detyrës zyrtare. I dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë si dhe ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje . Rasti në procedurë hetimore.