Zhduket një grua në Prizren
Është raportuar një grua e zhdukur në Prizren.
Policia njofton se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
“Prizren / 27.05.2024-15:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se viktima femer kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj.Rasti eshte inicuar dhe po hetohet nga njesitet kompetente”, thuhet në njoftim.