Tahiri: Kurti ka një frikë si të qyqarit, mbeti duke numëruar sa herë hyri Radoiçiqi në Kosovë

Tahiri: Kurti ka një frikë si të qyqarit, mbeti duke numëruar sa herë hyri Radoiçiqi në Kosovë

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se po merret shumë me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Ajo për një postimi në Facebook ka thënë se Kurti ka mbetur duke i numëruar bankat financiare të mbyllura në veri dhe sa herë hyri Radoiçiqi në Kosovë pas rastit të Banjskës.

Tahiri ka shkruar se Kosova nuk iu ka frikësuar as Sllobond Millosheviqit.

“Kurti mbeti duke numruar sa banka financiare i mbylli sa here ky far Radojqici paska hyre ne Kosove pas Banjskes, sa forca te Serbise jane afruar te kufiri – Kosova nuk iu ka frikesuar Milosheviqit qe ishte kasapi i Ballkanit sepse ditem ta mobilizojme popullin dhe ta udheheqim, ditem ta bejme aleate Ameriken dhe mposhtem Serbine, mposhtem kasapin e Ballkanit, ndryshuam historine, dolem fitimtar- por jam e bindur se Kosova dine te largoj kete kryeminister me mendje te vogel, me nje frike si te qyqarit, jam e bindur ky gjunjezim i Kosoves eshte vetem nje episod i vogel e i shkurt – Kosova do ta marre veten, sepse ka ditur ta marre veten ne cdo sfide te historise!”, ka shkruar Tahiri.

Shpërndaje në: