Algjeria kërkon mbledhjen e KS të OKB-së për masakrën e Rafahut

Algjeria kërkon mbledhjen e KS të OKB-së për masakrën e Rafahut

Algjeria ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSKB) për të diskutuar situatën në Rafah, një ditë pasi sulmet izraelite në një kamp zhvendosjeje atje vranë të paktën 45 njerëz.

Takimi pritet të mbahet nesër në orën 19:00 dhe do të jetë një konsultim i mbyllur, gjatë të cilit nuk mund të votohet asnjë rezolutë, por vetëm të paraqitet dhe më pas të votohet më vonë, raporton Aljazeera.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të informohet gjithashtu nga Juliette Touma, drejtore e komunikimit për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë (UNRWA).

Shpërndaje në: