Kanadaja do t’u japë viza të përkohshme pesë mijë banorëve në Gaza
Kanadaja do t’u japë viza të përkohshme pesë mijë banorëve në Gaza, sipas një programi të veçantë për të afërmit e kanadezëve që jetojnë në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta, tha ministri i imigracionit i vendit, Marc Miller.
Lëvizja nga Gaza aktualisht nuk është e mundur. Njoftimi kanadez është një veprim përgatitor në rast se njerëzit mund të largohen nga enklava në të ardhmen, raporton The Guardian.