Detaje të reja për vdekjen e vëllait të zëvendës kryeministrit të BeH në Beograd
Gjorgje Mijatoviq (37), vëllai i zëvendës kryeministrit të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës dhe ministrit të Zhvillimit dhe Ndërmarrësisë Vojin Mijatoviq, ka vdekur dje në Beograd, konfirmon portali Nova.rs.
Sipas informacioneve jozyrtare, Mijatoviq ka vdekur mbrëmë në Qendrën Emergjente në Beograd pas një debati dhe përleshjeje në parkun e fëmijëve në lagjen Vozhdovc të Beogradit
Gjorgje Mijatoviq ka shkuar në park pasi djali i tij ishte ankua se po keqtrajtohet, pas së cilës dy të rinj e lënduan gjatë një përleshjeje. Duke qenë se nuk u kthye në shtëpi për një kohë të gjatë, gruaja e tij shkoi ta kërkojë dhe e gjeti në korridorin e ndërtesës.
Policia është vënë në kërkim intensiv të dy të rinjve.
Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Lartë Publike dhe ka urdhëruar kryerjen e autopsisë.