Tahiri: S’ka shpërndarje të Kuvendit, në qoftë se këtë e bëjnë LVV-ja me PDK-në, atëherë kanë marrëveshje

Tahiri: S’ka shpërndarje të Kuvendit, në qoftë se këtë e bëjnë LVV-ja me PDK-në, atëherë kanë marrëveshje

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri përsëriti qëndrimin e partisë se duan shkarkimin e qeverisë ose dorëheqjen e kryeministrit në mënyr që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Tahiri tha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se AAK-ja “do të dërgojë një përgjigje me shkrim për t’i konfirmuar se zgjedhjet do të ndodhnin atëherë kur do të shkarkohej kjo qeveri e dëmshme për Kosovën ose me dorëheqjen e kryeministrit”.

“Ai në ditën kur u dasht të diskutohej më së shumti për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, po atë natë e lansoi idenë e shpërndarjes së parlamentit dhe shkuarjes në zgjedhje”, tha Tahiri.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, tha se në këtë mënyrë, kryeministri Albin Kurti e organizoi darkën “për ta mbytur debatin për anëtarësim”.

Tahiri tha se nuk ka shpërndarje të Kuvendit.

“Ky kryeministër do të rrëzohet dhe do të japë dorëheqje. Rrugë tjetër nuk ka. Shpërndarje nuk ka. Në qoftë se e bëjnë shpërnarjen dy partitë politike, atëherë shihet që ka një marrëveshje”, tha ai.

Ai tha se Qeveria është dorëzuar dhe se opozita “ia ka shpërfaqur këtë”.

Tahiri i PDK`së ‘vajton’ afatet: Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për shpërndarje të Kuvendit

LDK s’tërhiqet nga kërkesa për dorëheqjen e Kurtit, Gashi: Është e vetmja zgjidhje

Shpërndaje në: