LDK nuk lëshon ‘pe’, Krasniqi: Nuk bëjmë pazare me asnjë parti politike

LDK nuk lëshon ‘pe’, Krasniqi: Nuk bëjmë pazare me asnjë parti politike

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thekson se në zgjedhje të parakohshme shkohet vetëm nëse Kurti jep dorëheqje apo shkarkohet.

Ajo nënvizon se deputetët e partisë së Lumir Abdixhikut nuk do të votojnë për një gjë të tillë në Kuvend.

“Ne presim dorëheqjen e kryeministrit Kurti, pastaj të shkohet në zgjedhje. Nuk votojmë dhe nuk bëjmë pazare me asnjë parti politike. Kryeministri Kurti duhet të jap dorëheqje për atë që i ka bërë Kosovës. Është prishur me të gjithë aleatët ndërkombëtarë, keni pa edhe me ata të rajonit që s’ka asnjë koordinim. Presim që sa më shpejtë të jep dorëheqje. Ju e dini që Kosova 24 vjet pas luftës ka masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian”, shton ajo për kp.

Shpërndaje në: