Asnjë njohje në këtë mandat, Gërvalla lyp “përforcime”: Bën ftesë për aplikim për diplomatë të rinj
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nesër, më 26 maj përfundon afati për të aplikuar në konkursin e MPJD-së për diplomatë të rinj.
Gërvalla i ftoi të gjithë të rinjtë dhe të rejat, ata që flasin gjuhë të ndryshme të huaja e ata që duan t’i bashkëngjiten diplomacisë së Kosovës që të aplikojnë sa më parë.
“Nuk ka rëndësi a ndodheni në Kosovë apo në mërgatë, i rëndësishëm është vullneti i juaj, i rëndësishëm është profesionalizmi juaj, me qëllim që së bashku t’i çojmë sa më lartë interesat e Kosovës përmes një diplomacie cilësore dhe profesionale”, tha Gërvalla, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, Gërvalla tha se Kosova dhe diplomacia e saj ka nevojë për të gjithë, duke i ftuar që të gjithë ata që duan të aplikojnë duke klikuar KËTU.