Gjobiten dy drejtues të motoçikletave në Ferizaj, njëri dënohet me 600 euro tjetri me 300
Policët e Komunikacionit Rrugor, në rrugën e fshatit Talinvoc i Muhaxherëve – fshati Bibaj të Ferizajt kanë ndaluar dy drejtues, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i huaj, të cilët me motoçikletat e tyre kanë tejkaluar shpejtësinë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h kanë zhvilluar shpejtësi 148 km/h.
Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim, për shtetasin e huaj 600 euro, ndërsa për shtetasin kosovar 300 euro, 3 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj, ka njoftuar policia.
Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek motoçiklistët që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe mos të bëjnë tejkalime të shpejtësisë.