Përfundon dëshminë dëshmitari i 66-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët

Përfundon dëshminë dëshmitari i 66-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët

Dëshmitari i 66-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili mbanë kodin W04230 në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka mbaruar në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK).

Vlen të theksohet se gjatë seancës kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III njoftoi se orari i dy seancave të ardhshme është paksa i pazakontë dhe në njërën prej këtyre planifikohet që të mbahet një diskutim për ecurinë e çështjes.

Smith III tha se ka mundësi që një gjë e tillë të ndodhë gjatë seancës së pasdites më 27 maj 2024, por që për vendimi mbet që të merret me vonë dhe të njoftohen palët.

Më kaq përfundoi seanca e sotme duke mos përmbushur orarin e zakonshëm për të filluar më pas me 27 maj 2024.

Shpërndaje në: