Skandali i radhës në ministrinë e Nagavcit – Kërkohet që me tender të angazhohet një firmë që merret me mediat që kritikojnë Ministrinë e Arsimit
Ministria e Arsimit që udhëheqet nga Arbërie Nagavci, ka bërë një skandal të radhës.
Aty është hapur një tender në vlerë prej 7 mijë e 200 euro, me qëllim që të “monitorohen mediat dhe shkrimet që publikohen për ministrinë”.
Sipas tenderit, specifikohen edhe punët që duhet t’i bëjnë fituesit e këtij tenderi.
Detyrat e specifikuara janë si mëposhtë:
-Është përgjegjës për monitorimin dhe analizimin e paraqitje së Minstrisë dhe titullarit në media, monitorimin e lajmeve të cilat atakojnë institucionin dhe ndërlidhen me proceset në arsim;
– Përgatit dhe shpërndan te stafi drejtues raportin ditor të monitorimit të mediave;
-pranon, regjistron dhe bënë trajtimin fillestar të kërkesave për qasje në dokumente publike
Derisa, ky tender është hapur nga “baba i tenderëve”, Xhemajl Buzuku.
Tenderi në fjalë është kritikuar nga pjestarë të Shoqërisë Civile, duke e quajtur keqpërdorim të parasë publike.