Avokati: Dardan Krivaça e ka dashur Marigonën, kanë pasur qëllim të krijojnë familje
Ka nisur rigjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit.
Avokati i Dardan Krivaçës, Skënder Musa, ka dhënë fjalën hyrëse.
Krivaqa i cili është dënuar për vrasje mizore, sipas avokatit Musa ka pasur qëllim të krijojë familje me të ndjerën.
“Dardan Krivaqa e ka dashur Marigona Osmanin, kanë jetuar së bashku, kanë pasur për qellim të krijojnë familje. Është i goditur shpirtërisht nga humbja e saj. Dardani është frikësuar nga avokati sipas detyrës zyrtare andaj nuk ka folë, ka mendu që është si prokurori. Të gjitha krimet ndodhin në botë por edhe në Kosovë, veçse prokuroria dhe policia duhet të hetojnë mirë rrethanat ti marrin parasysh provat fajësuese dhe shfajësuese dhe të marrin dënim të drejtë dhe logjik“, tha ai.