O’Brien: SHBA-ja do të jetë gjithmonë partnere e përkushtuar për Kosovën
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, në ceremoninë e përurimit të objektit të ri të Ambasadës së Kosovës në Uashington ka deklaruar se SHBA-ja ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën.
Ai ka theksuar se ky sukses i Kosovës, vendosja e kësaj ambasade fare pranë vendit ku kishte filluar karrierën e saj, do ta gëzonte pamasë ish sekretaren e shtetit, Madeleine Albright.
“Zemra e saj do të shpërthente nga gëzimi kur të shihte kështu Kosovën, për të cilën gjithmonë thoshte se ishte gjëja për të cilën ishte më së shumti krenare”, ka thënë ndihmëssekretari O’Brien.
Këtë ceremoni e madhështoi me paraqitjen mbresëlënëse ”Kori Siparantum”, nën udhëheqjen e Memli Kelmendit.