Deputeti i VV-së: Vetëm çiftet të kenë fëmijë, jo gruaja e pamartuar – i mohohet fëmiut të ketë babë dhe nënë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka propozuar që të ndryshohet një amendamenti në projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Sipas propozimit të tij, “vetëm çiftet bashkëshortore kanë të drejtë me vendos për të pas fëmijë, assesi individi ose gruaja e pamartuar duke u mohuar të drejtën fëmiut me pas babë dhe nënë”.
Nëse ndodh e kundërta, Korenica tha se është e dëmshme për shoqërinë tonë.
“Amandamenti 5 paragrafi 4 duhet të ndryshohet si në vijim. Çifti ka të drejtë të vendos lirisht por duke respektuar vullnetin e njëri-tjetrit nëse duan të kenë fëmijë. Për kohën pastaj, numrin e intervaleve të lindjeve dhe të informohen për mjetet e duhura për realizimin e tyre. Po jap edhe arsyeshmërinë. Ligji i cili na ka ardhë në draft për votim thotë që i jep të drejtën individit për me vendos lirshëm e ne jemi kundër për me vendos kësaj që i është propozu. Është shumë e dëmshme për shoqërinë tonë nëse mendojmë me kalu. Pra vetëm çiftet bashkëshortore kanë të drejtë me vendos për të pasë fëmijë, asesi individi ose gruaja e pamartuar duke ua mohuar të drejtën fëmiut me pasë babë dhe nënë. Kërkoj me mirëkuptim që ky amandament të përkrahet”, tha Korenica në Kuvend.
Kuvendi i Kosovës tashmë ka shkruar në pauzë, ndërkohë që pas kthimit në sallë pritet të votohet për këtë propozim të deputetit Korenica.