Mbrojtja e afërt futet në sallë, fjalosen Konjufca dhe deputeti Haki Abazi?
Kuvendi i Kosovës është duke e mbajtur seancën e radhës.
Siç raporton Zeri.info, pak para fillimit të kësaj seance deputeti Haki Abazi është parë teksa është afruar te ulësja e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me të cilin ka biseduar diçka.
Nuk dihet se çfarë kanë biseduar Abazi e Konjufca, mirëpo ajo që u pa është se menjëherë në sallën e Kuvendit janë futur policët, pra mbrojtja e afërt.
Për më shumë, shikoni pamjet e mëposhtme: