Adem Hoxha shkon në seancë sa për t’u nënshkruar
Deputeti Adem Hoxha të enjten është parë në sallën e seancës së Kuvendit të Kosovës.
Megjithatë, ai vetëm ka hyrë për t’u nënshkruar e ka dalë nga salla. Ai nuk ka marrë pjesë në seanca qe një kohë.
Hoxha i ishte bashkuar Grupit Parlamentar të Listës Serbe, por pas dorëheqjes së deputetëve të këtij grupi, Hoxha pati mbetur pa grup parlamentar.
Deputetët serbë kanë bojkotuar vazhdimisht institucionin e Kuvendit të Kosovës dhe aty paraqiten çdo 6 muaj sa për t’u nënshkruar në mënyrë që t’i ruajnë mandatet.