Kurti: Armatimi i madh i Serbisë tregon që synon eskalimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku po merr pjesë në Konferencën e Mbrojtjes në Londër.
Nga atje, shefi i Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se armatimi i madh i Serbisë, tregon që ajo po synon eskalimin e situatës.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, hapi konferencën duke nënvizuar kërcënimin e Rusisë dhe Serbisë. Ai tha se “armatimi i madh” i Serbisë është një tregues se ajo “synon përshkallëzim”.” – thuhet në një postim të organizatorëve të konferencës.
Tutje, Kurti është shprehur se Kosova po bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, ndërsa Serbia me Rusinë, Kinën e Iranin.
“Derisa Republika jonë bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, si SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në, Serbia intensifikon bashkëpunimin e saj me Rusinë, Kinën dhe Iranin.” – ka thënë tutje Kurti.
Ai ka përmendur raportin e publikuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, ku tregohet se 87 për qind e kosovarëve, mbështesin politikën pro BE-së dhe pro perëndimit.
“Demokracia ka nevojë për siguri dhe siguri në mënyrë që të lulëzojë. Sipas një studimi të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, 87% e Kosovës mbështesin politikën pro BE-së dhe Pro-perëndimit. Kjo është përqindja më e lartë e çdo vendi të Ballkanit Perëndimor.” – ka thënë ai.