Detaje të reja nga policia për plagosjen në Pejë

Detaje të reja nga policia për plagosjen në Pejë

Policia e Kosovës është deklaruar edhe sot lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmë në Pejë.

Sipas policisë, deri tek plagosja ka ardhur pas një mosmarrëveshje në mes të dyshuarve.

Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre viktima dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë.

“Pejë 22.05.2024, 21:25. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe tre viktimave të tjerë meshkuj kosovarë dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre viktima dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Për këtë rast policia e Kosovës tashmë ka arrestuar një person, teksa i dyshuari kryesor vazhdon të mbetet në arrati.

Në kërkim është vënë 21-vjeçari Agron Gashi.

Agron Gashi sipas Policisë dyshohet për veprën penale – vrasje e rëndë në tentativë.

Policia kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë ose e-mail: [email protected]

Policia ka publikuar edhe fotografinë.

Plagosja e trefishtë në Pejë: Policia publikon foton dhe të dhënat e të dyshuarit – kërkon ndihmën e qytetarëve për ta lokalizuar

Shpërndaje në: