LAJMI I FUNDIT: Tre persona të plagosur në Pejë

LAJMI I FUNDIT: Tre persona të plagosur në Pejë

Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit sonte në Pejë.

Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës tha se në vendin e ngjarjes po qëndrojnë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

“Rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha “ në Pejë, tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit, të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Në vendin e gjarjes janë të gjitha njësitet kompentete”, tha Gashi për Periskopin.

Periskopi do ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.

Shpërndaje në: