Kurti udhëton për në Britani

Kurti udhëton për në Britani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar të mërkurën.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se ai do të marrë pjesë në Konferencën e Mbrojtjes në Londër, ku edhe do të jetë folës.

Ai do të zhvillojë një takim bilateral me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në këtë konferencë.

Njoftohet se Kurti do të zhvillojë takime edhe në Parlamentin britanik, si dhe do të ketë një bashkëbisedim me Drejtuesen Ekzekutive të Institutit ODI (Overseas Development Institute), Sara Pantuliano, për 25-vjetorin e përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës.

Shpërndaje në: