Njohja e Palestinës, Izraeli tërheq ambasadorët nga Norvegjia dhe Irlanda, paralajmëron pasoja
Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka njoftuar se shteti i tij ka tërhequr ambasadorët e vendit në Irlandë dhe Norvegji. Ky vendim merret pasi dy shtetet përkatëse kanë njoftuar sot njohjen e Palestinës si shtet.
“Po i dërgoj një mesazh të qartë Irlandës dhe Norvegjisë se Izraeli nuk do të qëndrojë i heshtur përballë atyre që minojnë sovranitetin dhe rrezikojnë sigurinë. Vendimi i sotëm u dërgon një mesazh palestinezëve dhe botës se terrorizmi shpaguhet. Ky hap është një padrejtësi ndaj kujtimit të viktimave të 7 tetorit, kur Hamasi islamik kreu një masakër në Izrael me sulmin e tij terrorist që vrau më shumë se 1200 izraelitë. Izraeli nuk do të heshtë, do të ketë pasoja të mëtejshme serioze” ka thënë ministri izraelit.
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia vendosin ta njohin Palestinën si shtet