A do të ketë koalicion mes VV-PDK? -Tregon deputeti i partisë në pushtet
Pas veprimeve të fundit nga Qeveria e cila dështoi ta çoi përpara anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, partitë opozitare në vend janë revoltuar, duke kërkuar shpërndarjen e Kuvendit, por edhe dorëheqjen e kryeministrit të vendit Albin Kurti, shkruan Periskopi.
Ndërsa pas takimit ndërmjet kryeministrit Albin Kurtit dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, janë vendosur spekulime se do të mund të bëhet një koalicion ndërmjet LVV-PDK. Se a do të mund të ketë një koalicion ndërmjet partisë në pushtet dhe partisë më të madhe opozitar për Periskopin ka folur deputeti i VV-së, Halil Thaçi.
Ai u shpreh i bindur se VV-ja do ta “thyej rekordin me mbi 50%”.
I pyetur se a do të bëhet shpërbërja e Kuvendit, në ditën e enjte, Thaçi tha se nuk do të ndodhë.
Në anën tjetër, deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Halili dhe Hisen Berisha nuk e kanë përjashtuar mundësinë për të bërë një koalicion ndërmjet PDK dhe LVV-së, me arsyetimin se do ta bënin nëse është në të mirën e vendit.
“Unë nuk kam ndonjë kufizim personalisht me um pyet mua. Në politik nuk ka armiq të përhershëm dhe po ashtu miq të përhershëm. Në qoftë se interesat përputhen pse mos me ba, në fund të fundit të gjithë jemi të interesuar dhe duhet me punu për Kosovën, e jo për vetën”, kishte deklaruar dje Xhavit Haliti.
“Për shpëtim të Kosovës”, dy deputetë të PDK-së nuk përjashtojnë mundësinë e koalicionit me LVV-në