Ndalohet një kosovar në dalje të Shqipërisë, ishte i kërkuar ndërkombëtarisht

Ndalohet një kosovar në dalje të Shqipërisë, ishte i kërkuar ndërkombëtarisht

Një shtetas kosovar është arestuar nga policia e Portit të Durrësit, 61 vjeç, në dalje të Shqipërisë pasi që ishte i dënuar për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “vjedhje në rrethanat rënduese” nga autoritetet bullgare të cilin e shpallen të kërkuar ndërkombëtarisht pas arratisjes, shkruan Periskopi.

“Si rezultat i intervistimeve të detajuara dhe verifikimeve të tjera të kryera me qëllim parandalimin e lëvizjes së kundërligjshme të shtetasve që janë të shpallur në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia e PKK Port Durrës, pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Sofias, ndaloi dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Bullgari, shtetasin kosovar Z. H., 61 vjeç”, shkruhet në raportin e Policisë.

Shpërndaje në: