“NATO nuk na ka ndihmu neve në luftë”, “Qysh jo… e ka bom*ardu për 78 ditë Serbinë”, përplasje mes gazetarit dhe Fatmir Humollit për luftën në Kosovë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli në një intervistë dhënë për Periskopin ka deklaruar se “SHBA nuk e ka ndihmuar Kosovën në luftë”, madje deklaron se të njëjtit “na kanë quajtur terrorista”.
Sipas Humollit, mënyra se si do duhej të ndihmonte SHBA gjatë luftës do të ishte sikur ta kishin furnizuar me municione UÇK-në, e siç thotë ai, “mos e ndalnin Shqipërinë të sjellë armë në Kosovë”.
Këto deklarata të z. Humolli nuk u pritën mirë nga gazetari i Periskopit, i cili ndërhyu disa herë duke thënë se “NATO kanë ndihmuar Kosovën për t’u çliruar nga Serbia”.
“Problemi është që i qasemi gabimisht. ShBA na ka quajt terrorista dhe është dashtë me u sakrifiku një familje e tërë për me ndërru kursin politik për SHBA-në. është vra familja Jashari nga ushtria serbe”, deklaroi Humolli.
“Këto ndoshta janë deklarata politike, por SHBA-të e kanë ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës sa ka mundur”, ndërhyu gazetari Nebih Maxhuni.
“Jo, nuk i ka ndihmu se këtu qëndron problemi se ne po i shohim qysh kemi dëshirë gjërat e jo qysh kanë qenë objektivisht. Sikur të kish dashtë SHBA me na ndihmu neve duhej të i kishte thënë Rugovës e kryeministrit Bukoshit “organizo luftën kundër pushtuesit serb”. Por, ajo Rugovës i ka thanë mos lufto ashtu edhe Bukoshit. Ndërsa ne që se kemi dëgjuar është detyru Hoolbroku me ardhë në odë shqiptare”, tha Humolli.
“Z. Humolli, a kishum mundur na me u çliru pa ndihmën e SHBA-së dhe BE-së, pa NATO-në…?”, i drejtohet gazetari – Humollit.
Më poshtë gjeni këtë pjesë nga intervista e z. Humolli dhënë për Periskopin: