Breshër i madh nëpër disa vende në Kosovë
Disa rajone të Kosovës janë përfshirë sot nga reshje të dendura të shiut dhe breshrit.
“Meteo Ballkan” ka publikuar disa video nëpër qytete të ndryshme të Kosovës ku shihet sasia e madhe e breshrit të rënë.
Mushtishti i Suharekës duket se ka qenë zona ku ka rënë më së shumti breshër, derisa edhe zona të tjera janë përfshirë nga stuhia pranverore.