Portugalia publikon listën e lojtarëve të ftuar

Portugalia publikon listën e lojtarëve të ftuar

Trajneri Roberto Martinez ka publikuar listën me 26 lojtarët që do të përfaqësojnë Kombëtaren e Portugalisë në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Martinez ka zbuluar sot (e martë) pasdite, në Cidade do Futebol, grupin prej 26 lojtarësh të zgjedhur për të marrë pjesë në Euro 2024, i cili do të zhvillohet mes 14 qershorit dhe 14 korrikut, në Gjermani.

Pjesë e listës janë yje si Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Rafael Leao dhe Ruben Dias, por nuk mungojnë as senatorët apo veteranët e kombëtares si Cristiano Ronaldo, Pepe, Danilo Pereira dhe Rui Patricio.

Lojtarët do të marrin pjesë në kampin stërvitor para-garues i cili do të përfshijë, tre ndeshje: kundër Finlandës (4 qershor), Kroacisë (8 qershor) dhe Republikës së Irlandës (11 qershor).

Portugalia, kujtojmë që gjendet në Grupin F të Kampionatit Evropian dhe do të luajë kundër Çekisë (Leipzig, 18 qershor), Turqisë (Dortmund, 22 qershor) dhe Gjeorgjisë (Gelsenkirshen, 26 qershor).

Shpërndaje në: