Reagon profesori që mbuloi fytyrat e nxënëseve të gjeneratës që i përcolli
Profesori i medresesës në Gjilan, Muhamed Dërmaku me një fotografi uroi të diplomuarat, duke ua mbuluar fytyrat e secilës prej tyre.
Një veprim i tillë u bë i zëshëm në mediat e Kosovës.
Për këtë, ka dal me një sqarim vet profesori, i cili tha se nuk fshihet asgjë e keqe, dhe se mbulimi i fytyrës është bërë sipas tij për shkak se nuk ka mundur me i pyet të gjitha për publikimin ose jo të fytyrës.
“Ju informoj të gjithë të interesuarve se nuk fshihet asgjë e keqe dhe e dëmshme për asnjë institucion të vendit. Kuptojeni që po të ishte diçka problem, nuk do e punonim panonë, pastaj edhe nuk do ta publikonim fare, e që ju sot të bënit një ditë më të qetë, por thjesht, vajzat e mitura që tani e tutje përgjegjësinë për to e kanë vetëm ato vet dhe familjet e tyre, në pamundësi që t’i pyes të gjithë për publikimin ose jo të fotove të tyre, i kemi mbuluar vetëm fytyrat, ashtu siç veprojnë shumë njerëz kur postojnë foto, që të ruhen nga “syri i keq”, që vërtetë po ekzistuaka.
Nëse ndonjë medium vizuel e ka vërtet ndonjë shqetësim apo preokupim real për orientimin e shoqërisë tonë, do t’i përgjigjem pa hezitim për ndonjë intervistë, me kusht që intervista të jetë e drejtpërdrejtë (live) dhe të bëhet me mua e jo me “opinionistë” duke qenë edhe unë i ftuar”, ka shkruar ai në Facebook./Periskopi
Profesori i Medresesë mbulon komplet fytyrat e nxënëseve të gjeneratës që e përcolli