Dramë në aeroplanin nga Londra: Vdes një person, shkaku i turbulencave
Një person vdiq dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën në një fluturim nga Londra për në Singapor me aeroplanin që u godit nga turbulenca të forta, njoftoi linja ajrore.
Boeingu 777-300 ER me destinacion Singaporin u devijua në Bangkok dhe u ul në orën 15:45 me kohën lokale.
Në aeroplan ndodheshin gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, sipas një njoftimi për shtyp të Singapore Airlines, e cila shprehu ngushëllimet e saj për familjen e të ndjerit.
Singapore Airlines tha se po punonte me autoritetet lokale në Tajlandë për të ofruar ndihmë urgjente mjekësore dhe po dërgonte një ekip në Bangkok për të ofruar ndihmë shtesë.
“Prioritet yni është të ofrojmë të gjithë ndihmën e mundshme për të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në aeroplan”, tha Singapore Airlines.