Opozita lëshon mbledhjen e Komisionit për shkak të vonesave të deputetëve të pushtetit
Vonesat e deputetëve të pushtetit në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ishte shkak i përplasjes së deputetëve të opozitës me ata të pozitës, raporton Ekonomia Online
Fillimisht, deputetët e LDK e AAK-së kërkuan sqarime nga ata të pushtetit për këto vonesa, por deputetja e VV-së tha se arsye e kësaj vonese ishin angazhimet.
Por deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, e quajti të paedukatë.
“Pa edukatë, na vijmë e ju presim”, tha Reshitaj.
Kundër vonesave të tilla u shpreh edhe deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, e cila së bashku me me deputeten e AAK-së, Albena Reshitaj e lëshuan mbledhjen.