Kurti për arratisjen e Enver Sekiraqës: Është dështim i sistemit gjyqësor
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në fillimin e mbledhjes së qeverisë foli për arratisjen e të dënuarit Enver Sekiraqës, shkruan Periskopi.
Ai tha se arratisja e Sekiraqës është dështim i sistemit gjyqësor teksa ka shtuar se këto arratisje nuk ngjajnë më si rastësi.
Tutje, Kurti se reforma në drejtësi tanimë është urgjencë.
“Në javën që po e lemë pas, kuptuam që njëri nga personat më famkeq në botën e krimit i cili u dënua për vrasjen e policit, Triumf Rizës është arratisur. Arratisja e personit përgjegjës, Enver Sekiraqa është dështim i sistemit tonë gjyqësor. Qeveria e Kosovës angazhohet për çdo ditë për të përfshirë të gjithë qytetarët. Vendosja e rendit dhe ligjit është kusht i domosdoshëm për arritjen e këtij qëllimi. Reforma në drejtësi që dikur ishte nevojë tash është urgjencë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë./Periskopi