Theret me thikë një person në Prishtinë
Një rast i vrasjes në tentativë është regjistruar të hënën në Prishtinë.
Sipas njoftimit nga Policia, një burrë ka pësuar lëndime të rënda në këmbë pasi gjatë një përleshjeje është goditur me mjet të mprehtë nga një i dyshuar.
Viktima sipas mjekëve pas një intervenimi kirurgjik është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.
Rasti është duke u hetuar.