Sara dhe Bardhi sjellin pamje nga apartamenti i tyre i ri
Sara Gjordeni dhe Bardhyl Idrizi – Bardhi tashmë kanë nisur një jetë të re në Tiranë.
Dyshja, të cilët u njohën në Big Brother VIP Albania 3, po presin një fëmijë së bashku.
Ndonëse modelja është në muajt e parë të shtatzënisë, ajo po fillon me përgatitjet për jetën e re që do të nisë me artistin.
Së fundmi ka ndarë në TikTok pamje të apartamentit të ri, ku do të jetojnë me Bardhin.
“Ndryshimet e apartamentit do t’i jetojmë bashkë hap pas hapi sepse do kërkoj ide edhe nga ju herë pas here”, ka shkruar ajo.
“Mezi presim të ndajmë me ju pjesëzat e vogla të jetës sonë të re”, shtoi zeshkania.
Sara këtë periudhë ka marrë komente të shumta nga njerëzit, disa nga të cilat i ka ndarë edhe përmes Instagramit.