Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë

Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur për zgjedhjet e parakohshme.

Ai tha se kryeministri Kurti po e dëshiron shpërbërjen e Kuvendit sepse dëshiron ndarjen e përgjegjësisë.

“Nuk është faji i Kuvendit. Kuvendi i Kosovës është funksional, është i dobët po është reflektim i popullit. Faji është i Qeverisë. Kryeministri është dorëhequr, po kërkon zgjedhje por duke shpërndarë përgjegjësinë e tij”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, opozita nuk ka qenë asnjëherë një, darka mes Vetëvendosjes dhe PDK-së e ka vërtetuar këtë.

“Politika opozitare ka qenë që të lëmë 51% të shihet se çfarë mund të bëjë. Vetëm falë politikës opozitare të LDK-së, kjo ka qenë rruga, se përndryshe boksa e rrahje kishin këta tjerët aty, jo ne”.

“Falë politikes tonë u pa se çfarë mund të bëjë 51% e shihet që s’ka bërë asgjë”, deklaroi Abdixhiku në televizionin T7.

Shpërndaje në: