Edita Tahiri: Dikur na vizitonin sekretarë, sot vijnë nga sektori i diplomacisë publike – Kurti u vetizolua nga amerikanët për fajet e tij
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar vizitat e fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit në vendin tonë, e ku ka thënë se nga ky Departament po vijnë tani vetëm nga sektori i diplomacisë publike, e jo edhe vetë sekretarët e shtetit apo zv.sekretarët, si në të kaluarën.
Tahiri thotë se “Kurti u vetizolua nga Amerikanët për fajet e tij”.
“absurde e izolime – Kosova u vetizolua nga Evropa, Rama u vetizolua nga Kosova – nuk u prit nga Kryeministri i Kosoves (erdhi vet shkoj vet), Kurti u vetizolua nga Amerikanet per fajet e tij, verejeni keto vizita nga zyrtare te larte amerikan ne Kosove nuk jane te departamentit te shtetit por te sektorit te diplomacise publike – dikur na vizitonin sekretaret e shtetit e zvsekretaret, sot ne kete absurd po jetojme !”, shkroi Tahiri në profilin e saj në Facebook. /Periskopi/