Assange fiton të drejtën për të sfiduar ekstradimin amerikan
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange mund të bëjë një apel të ri kundër ekstradimit në SHBA, ka vendosur Gjykata e Lartë e Londrës.
Atij iu dha leja për të apeluar kundër urdhrit që ai të dërgohej në SHBA për t’u gjykuar për zbulimin e sekreteve ushtarake, për të cilat prokurorët thonë se rrezikonin jetë.
Vendimi do të thotë se Assange do të jetë në gjendje të kundërshtojë garancitë e SHBA-së mbi mënyrën se si do të zhvillohet gjykimi i tij i mundshëm dhe nëse e drejta e tij për lirinë e fjalës do të cenohej.
Avokatët e Assange u përqafuan në gjykatë pas vendimit.
Më herët të hënën, gruaja e 52-vjeçarit Stella Assange tha për BBC se do të ishte një ditë “vendimtare” në betejën e stërzgjatur ligjore.
Avokatët e tij kanë argumentuar se çështja kundër tij është e motivuar politikisht, raporton BBC.
Në një vendim të shkurtër mëngjesin e sotëm, dy gjyqtarë të lartë i dhanë leje për të apeluar kundër një urdhri të mëparshëm, duke vendosur se atij duhet t’i jepet një apel i plotë në Mbretërinë e Bashkuar
Assange, i cili aktualisht ndodhet në burgun Belmarsh, do të ketë disa muaj kohë për të përgatitur apelin e tij, i cili do të ketë të bëjë nëse gjykatat amerikane do ta mbrojnë apo jo të drejtën e tij për lirinë e fjalës si qytetar australian.