“Skiftarat”thumbojnë Armand Duken: Sa e sa marrëzi, nën emrin tënd o Shqipëri

“Skiftarat”thumbojnë Armand Duken: Sa e sa marrëzi, nën emrin tënd o Shqipëri

Në Gjilan është duke u zhvilluar derbi i madh i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës, i vlefshëm për javën e parafundit në Superligën e Kosovës në futboll.

E tifozeria e Gjilanit, “Skifterat” vendosën një baner me mbishkrimin: “Sa e sa marrëzi, nën emrin tënd o Shqipëri”.

Ata vendosën edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duken në mes.

Kjo vjen pasi që Shqipëria vendosi të bashkëpunonte me Serbinë për organizimin e Kampionatit Evropian 2027 për grupmoshat U21.

Shpërndaje në: