Abazi: Zotimi i Kurtit për draft-statutin e Asociacionit është shkelje mbi gjakun e Astrit Deharit dhe aktivistëve të tjerë

Abazi: Zotimi i Kurtit për draft-statutin e Asociacionit është shkelje mbi gjakun e Astrit Deharit dhe aktivistëve të tjerë

Deputeti Haki Abazi e ka cilësuar të dëmshme lëvizjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, me zotimin se do ta përgatisë një draft të sajin për Asociacionin, të cilin është zotuar se do ta dërgojë në Kushtetuese deri në fund të majit.

Letra me këtë zotim, i është dërguar sot presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së. Abazi tha se kjo është shkelje siç u shpreh ai mbi “gjakun e Astrit Deharit dhe të gjithë aktivistëve që kanë rënë me idenë e idealin që Kosova nuk do të pranojë Zajednicë brenda rendit të saj kushtetues.

“Kur e pa që Dora Bakoyannis, heroina e Vetëvendosjes nëpërmjet Francës dhe të tjerëve iu vendosi dhe një kusht tjetër të Asociacionit, tani e dërgon statutin e ‘Zajednicës’ në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është shkelje mbi gjakun e Astrit Deharit, është shkelje mbi gjakun e të gjithë aktivistëve të cilët kanë rënë me idenë e idealin që Kosova nuk do të pranojë Zajednicë për përbrenda rendit kushtetues”, ka thënë Abazi.

Ambasada gjermane në Kosovë: Dorëzimi i draft-statutit për Asociacionin i pritshëm, por “hapi i vështirë ende nuk ka ndodhur”
Kryediplomatja Gërvalla, të enjten ia ka drejtuar letrën presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, në përpjekjen e fundit që Kosova të përfshihet në agjendën e Komitetit të Ministrave më 17 maj për t’u votuar anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

Shpërndaje në: