Kërkoi që PDK-ja “të pastrohet nga korrupsioni”, Krasniqi i reagon Gërvallës: Është turp për këtë Qeveri që e ka ministre

Kërkoi që PDK-ja “të pastrohet nga korrupsioni”, Krasniqi i reagon Gërvallës: Është turp për këtë Qeveri që e ka ministre

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla tha se do të hynte në bashkëqeverisje me PDK-në nëse kjo parti, siç tha do të “çlirohej nga figurat e lidhura me krim dhe korrupsionin”.

Kësaj deklarate iu përgjigj, Memli Krasniqi duke thënë se ministrja është aksident politik.

Ai tha se është turp për Qeverinë që e kanë një ministre të tillë.

“Donika Gërvalla është një aksident politik si cili nuk e meriton të komentohet fare, po më dhimbsen minuat që ia dhatë. Kjo është aksident politik. Kjo folke për 50 për qind të votat dhe as 50 vota si ka marrë aty. Ajo ka marrë vota të Vetëvendosjes. Nëse këta janë Guxo le të guxojnë të garojnë vetë dhe ta shohim a e prekin 1 për qind. Partitë politike që nuk e prekin 1 përqindëshin munden të japin deklarata me të cilat mundohen të faktorizohen nuk do t’ua jap mundësinë nuk e meriton as me komentu. Eshtë turp për Qeverinë që e ka ministre të jashtme, është turp që na turpëruar neve në çdo hap që e ka bërë si ministre e jashtme”, ka deklaruar Krasniqi në Debat Plus.

 

 

Shpërndaje në: