A do të ketë koalicion mes PDK e VV-së, kështu përgjigjet Memli Krasniqi
Kreu i PDK-së, Memli krasniqi ka folur për takimin me kryeministrin Albin Kurtin.
Ai në Debat Plus ka thënë se kërkesa e tij e vetme ka qenë mbajtja e zgjedhjeve.
Krasniqi u pyet po ashtu se cilat janë mundësitë që të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, ai iu shmang pyetjes duke thënë se synimi i vetëm i tij është me ia ‘shkurtu Albin Kurtit mandatin’.
“Unë po kërkoj zgjedhje, kërkesa jem është zgjedhjet. Nuk ka qenë as e Albin Kurtit e fatkeqësisht as e opozitës. Sot ëahtë mundësia, kam arsyetime pse duhet me shku në zgjedhje që 10 muaj sot është mundësia me ia shkurtu Albin Kurtit mandatin“, tha ai.