Lajçak thotë se është gati të pres sërish palët për dialog
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje në lidhje me çështjen e dinarit, gjë e cila ka prodhuar ngërçe mes të dyja palëve.
Në lidhje me këtë ka reaguar i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serb, Miroslav Lajçak, i cili theksoi se është gati t’i pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për të gjetur zgjidhje.
“Prita për herë të shtatë kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë mbi implikimet e rregullores së BQK-së. Fatkeqësisht, palët nuk arritën të arrijnë një marrëveshje. Unë jam gati të pres sërish palët nëse ato tregojnë gatishmëri për të arritur një zgjidhje të përkohshme të pëlqyeshme reciproke”, shkroi Lajçak në rrjetin e tij social në X.
Hosted the Chief negotiators of Kosovo and Serbia for the 7th time on the implications of the CBK regulation. Regrettably, the Parties did not manage to reach an agreement. I’m ready to host the Parties again if they show readiness to reach a mutually agreeable temporary solution https://t.co/ifIuKOojyp pic.twitter.com/w8MEYeqTcv
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 15, 2024
E konfirmon BE: As sot nuk ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për dinarin